• e martë, 24 dhjetor 2024

Baerbok: BE-ja duhet të mbrojë vlerat e saj edhe në kufijtë e jashtëm

Baerbok: BE-ja duhet të mbrojë vlerat e saj edhe në kufijtë e jashtëm
Athinë, 28 korrik 2022 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbok, pas vizitës së sotme në një kamp refugjatësh në Greqi, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të mbrojë vlerat e tij edhe në kufijtë e jashtëm. Ajo tha se vendet e BE-së duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur ata që kërkojnë azil nga lufta dhe vuajtjet. "Vlerat tona evropiane vlejnë edhe për kufirin e jashtëm të Evropës. Nëse nuk i mbrojmë atje, ata do të zhduken", deklaroi Baerbok në një intervistë për gazetën e Athinës "Ta Nea". Ministrja gjermane do të takohet nesër me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis dhe ministrin e Punëve të  Jashtme Nikos Dendias. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR