• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bërns: Gara teknologjike e SHBA-së me Kinën do ta përcaktojë ardhmërinë e CIA-s

Bërns: Gara teknologjike e SHBA-së me Kinën do ta përcaktojë ardhmërinë e CIA-s

Uashington, 9 mars 2023 (MIA) - Gara e pamëshirshme teknologjike e SHBA-së me Kinën do ta përcaktojë ardhmërinë e CIA-s, deklaroi drejtori i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës, Uiliam Bërns në fjalimin në Senatin amerikan.

"Mendoj se revolucioni teknologjik është arena kryesore e konkurrencës me Kinën. Kjo është njëlloj dispozitë primare për ardhmërinë tonë si shërbim zbulues", tha Bërns.

Deklarata e Bërns vjen pas publikimit të paradokohshëm të Vlerësimit vjetor për kërcënimet ndaj zbulimit ameirkan, ku Kina padyshim është përmendur si kërëcmnimi më i madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në raport thuhet se Pekini aktivisht shfrytëzon kiber vegla që t'i spiunojë amerikanët, se është i suksesshëm në vjedhjen e pronësisë intelektuale dhe ka aftësi të përfitojë teknologji të huaj. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR