Bërnabiq për incidentin në Kuvendin e Beogradit: Akti terrorist është kryer nga përfaqësuesit e opozitës
- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se incidenti i sotëm para Kuvendit të Beogradit paraqet “akt terrorist të kryer nga përfaqësues të opozitës”.
- Post By Sara Ademi
- 15:07, 6 mars, 2025

Beograd, 6 mars 2025 (MIA) - Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se incidenti i sotëm para Kuvendit të Beogradit paraqet “akt terrorist të kryer nga përfaqësues të opozitës”.
Ajo në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë tha se incidenti është shkaktuar nga “të njëjtët persona që morën pjesë në tentativën për bllokadë, zjarrvënie dhe pushtim të dhunshëm të institucioneve shtetërore në Kuvendin e Serbisë”.
"Të njëjtët njerëz vazhduan dhunën brutale para Kuvendit në Beograd," tha Bërnabiq.
Ajo ka akuzuar përfaqësuesit e opozitës se kanë “penguar” gazetaren e “Informer” Branka Laziq “të bëjë punën e saj” dhe të raportojë nga seanca e sotme e Kuvendit të Beogradit.
"Deputeti Borko Stefanoviq është penguar fizikisht të hyjë në Kuvendin e qytetit”. Ata e ngacmuan dhe e sulmuan fizikisht, madje e penguan të strehohej në vend të sigurt kur filloi sulmi. Kjo nuk është Serbia, Serbia është një vend i njerëzve të ndershëm që do t'ju ndihmojnë kur jeni në rrezik, veçanërisht gratë. Ajo që pamë nga terroristët e opozitës së Gjilasit është se ata rrahin gra”, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë.
Disa persona u arrestuan pas një incidenti para Parlamentit të Beogradit kur aktivistë dhe qytetarë u mblodhën dhe hodhën vezë dhe ngjyrë ndaj ndërtesës, duke çuar në një konfrontim fizik. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s