• e shtunë, 23 nëntor 2024

Azerbajxhani shpalli përfundimin e operacionit ushtarak në Nagorno-Karabah

Azerbajxhani shpalli përfundimin e operacionit ushtarak në Nagorno-Karabah

Moskë, 20 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Azerbejxhanit Ilham Aliev në një fjalim televiziv sonte e shpalli të përfunduar sistemimin e ushtarëve të tij kundër rajonit të populluar me armenë në Nagorno-Karabah, transmetoi DPA.

Azerbejxhani e ktheu sovranitetin e tij mbi rajonin, tha ai nga Baku.

Për momentin nuk ka komente nga ana armene.

Rreth tre vjet pas luftës së fundit ndërmjet dy ish republikave sovjetike, Azerbejxhani dje filloi operacion ushtarak për pushtimin e rajonit kontestues në Kaukazin Jugor.

Sipas armenëve, më shumë se 30 njerëz humbën jetën, ndërsa më shumë se 200 u lënduan.

Të dyja palët sot u pajtuan për ndërprerjen e zjarrit me ndërmjetësim të Rusisë, pas së cilës luftimet u qetësuan. Pala e Azerbejxhanit u pajtua  për ndërprerjen e zjarrit nën kushtin që luftëtarët separatistë armenë të heqin dorë nga rezistenca dhe të dorëzojnë armët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR