• e diel, 22 dhjetor 2024

Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbyen pengje në zonën kufitare

Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbyen pengje në zonën kufitare

Baku/Erevan, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Azerbajxhani dhe Armenia sot shkëmbyen pengje në zonat kufitare, deklaroi një dëshmitar anonim.

Është pritur të shkëmbehen 32 armenë, kryesisht pengje të marrë në fund të vitit 2020, për dy azerbajxhanas ushtarakë të robëruar në vitin 2023.

Më herët sot ishte paralajmëruar se Armenia dhe Azerbajxhani biseduan për tërheqjen e ushtarëve nga zona kufitare, mirëpo ende nuk është marrë një vendim.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy lufta në 30 vitet e fundit në Nagorno-Karabah, zonë malore që është pjesë e Azerbajxhanit, por është vend i armenëve etnik që krijuan pavarësinë de fakto në vitin 1990. Azerbajxhani ka kthyer Nagorno-Karabahun në ofensivën në shtator të këtij viti, pas së cilës shumica nga 120.000 armenë etnik janë shpërngulur në Armeni. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR