• e premte, 05 dhjetor 2025

Administrata palestineze do të marrë ndihmë prej 170 milionë dollarë

Administrata palestineze do të marrë ndihmë prej 170 milionë dollarë

Gazë, 27 shtator 2025 (MIA) – Koalicioni për raste urgjente për qëndrueshmëri financiare i Administratës palestineze ka premtuar të paktën 170 milionë dollarë mbështetje financiare për Administratën palestineze, njoftoi zyra e kryeministrit palestinez Mohamed Mustafa.

Paraprakisht, Norvegjia paralajmëroi se do të japë 40 milionë dollarë, ndërsa Arabia Saudite - 90 milionë dollarë.

Koalicioni i bëri thirrje Izraelit të lirojë mjetet që i përkasin Administratës palestineze. Izraeli që nga viti 1994, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, mbledh të ardhurat nga taksat në emër të Administratës palestineze.

Në koalicionin për ndihmë financiare për Administratën palestineze janë Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Islanda, Irlanda, Japonia, Norvegjia, Arabia Saudite, Sllovenia, Franca dhe Zvicra.

"Ky koalicion është formuar si përgjigje e krizës urgjente dhe të paparë financiare me të cilën përballet Administrata palestineue. Qëllimi i menjëhershëm është stabilizimi i financave të Administratës palestineze dhe ruajtja e aftësisë së tij për të qeverisur, për të ofruar shërbime jetësore dhe për të ruajtur sigurinë", theksohet në kumtesën e MPJ-së norvegjeze. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR