• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet ukrainase pretendojnë se kufitarët kanë vrarë një dezertor në kufi me Moldavinë

Autoritetet ukrainase pretendojnë se kufitarët kanë vrarë një dezertor në kufi me Moldavinë

Kiev, 15 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet ukrainase sot njoftuan se kufitarët kanë vrarë një dezertor, i cili ka tentuar të arratiset nga Ukraina në Moldavi.

"Me 14 korrik katër ushtarë janë arratisur nga njësia e tyre me qëllim që të tentojnë të kalojnë kufirin me Moldavinë në këmbë", thuhet në kumtesën e Byrosë shtetërore për hetime.

Njëri prej tyre, "duke tentuar të arratisej", sulmoi një roje kufitare, i cili pastaj qëlloi dhe e vrau sulmuesin.

Në mungesë të personave për frontin, Ukraina me javë po zhvillon një fushatë mobilizimi për të plotësuar radhët e armatës.

Ukrainasve të moshës ushtarake u ndalohet ta braktisin vendin. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR