Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë rrëzuar rreth 15 dronë rusë pranë Kievit
- Mbrojtja ajrore ukrainase gjatë natës së kaluar ka rrëzuar rreth 15 dronë që po lëviznin drejt Kievit, deklaroi sot në mëngjes shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:05, 3 gusht, 2023
Kiev, 3 gusht 2023 (MIA) - Mbrojtja ajrore ukrainase gjatë natës së kaluar ka rrëzuar rreth 15 dronë që po lëviznin drejt Kievit, deklaroi sot në mëngjes shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko.
Forcat ukrainase "zbuluan dhe shkatërruan rreth 15 objektiva ajrore në drejtim të Kievit", deklaroi Popko në Telegram, duke shtuar se ato ishin dronë shpërthyes të tipit "Shahid".
“Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, nuk ka viktima apo dëme në kryeqytet”, shtoi ai.
Sulmi ajror, i 820-ti me radhë në Kiev që nga fillimi i invadimit rus në shkurt të vitit 2022, zgjati tre orë, saktësoi Popko.
Foto: Arkivi i MIA-s