Autoritetet ukrainase: Në një sulm rus ndaj Kievit humbën jetën nëntë persona, ndërsa 63 janë plagosur
- Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa 63 u plagosën në një sulm rus me raketa ndaj Kievit, kumtoi në mëngjes shërbimi ukrainas për raste emergjente.
- Post By Sara Ademi
- 08:51, 24 prill, 2025

Kiev, 24 prill 2025 (MIA) - Të paktën nëntë persona humbën jetën, ndërsa 63 u plagosën në një sulm rus me raketa ndaj Kievit, kumtoi në mëngjes shërbimi ukrainas për raste emergjente.
Mes të lënduarve ka edhe fëmijë.
"Gardijan" transmeton se bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj kryeqytetit të Ukrainës që nga fillimi i luftës trevjeçare.
"Nëntë persona humbën jetën, ndërsa 63 janë lënduar, nga të cilët 42 persona janë hospitalizuar, si dhe gjashtë fëmijë", njoftuan autoritetet e Kievit bilancin e përkohshëm të viktimave.
Autoritetet ukrainase herët në mëngjes lëshuan paralajmërim për rrezik nga sulmi me raketa, ndërsa gazetarët e mediave perëndimore transmetojnë se herët në mëngjes kanë dëgjuar shpërthime nëpër kryeqytet.
"Rusia filloi një sulm masiv të kombinuar ndaj Kievit", citohet në kumtesën e autoriteteve ukrainase në Telegram.
Është shkaktuar dëm në pesë lagje të Kievit, ndërsa gjatë sulmit janë dëmtuar edhe ndërtesa banesore.
"Hetimi pas të mbijetuarve nën rrënoja ende është në vijim", shtohet në kumtesën e autoriteteve të Kievit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s