• e premte, 05 dhjetor 2025

Autoritetet spanjolle hapi hetim për ndërprerjen e rrymës në Spanjë, Portugali dhe një pjesë të Francës

Autoritetet spanjolle hapi hetim për ndërprerjen e rrymës në Spanjë, Portugali dhe një pjesë të Francës

Madrid, 29 prill 2025 (MIA) - Autoritetet spanjolle do të hetojnë shkaqet për ndërprerjen e djeshme disaorëshe të rrymës, që e goditi Portugalinë dhe disa pjesë të Francës, deklaroi sot kryeministri spanjoll Pedro Sançez, ndërsa ekspertët nuk besojnë se bëhet fjalë për sulm kibernetik.

"Do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që kjo të mos përsëritet", tha Sançez në konferencë prë shtyp, duke paralajmëruar formim të një komisioni hetimor i cili do të kontrollohet nga Ministria për tranzicion ekologjik.

Gjykata nacionale, gjithashtu, do të kryejë hetim për sabotim të mundshëm TI, edhe pse ekspertët tani për tani nuk besojnë se ky do të jetë shkaku për ndërprerjen e energjisë elektrike.

"Teknikët për rrjetin elektrik po kryejnë analizë të sistemit. I presim rezultatet e para preliminare në orët apo ditët në vijim", shtoi kryeminsitri spanjoll.

"Asnjë hipotezë nuk do të hidhet poshtë derisa nuk i marrim ato rezultate nga analiza", shtoi ai.

Gjykatësi i Gjykatës nacionale në Madrid, përgjegjës për veprat më të rënda penale në vend, përfshirë edhe terrorizmin, paralajmëroi fillim të hetimit për "sabotim të mundshëm informativ", që do të paraqiste vepër terrorizmi. 

"Pas analizave që i zbatuam deri tani, mund të përjashtojmë një incident kibernetik të rrjetit elektrik", citohet në kumtesën e operatorit të rrjetit elektrik spanjoll REE, që e firmosi drejtori për operacione Eduardo  Prieto.

Edhe Qeveria portugeze nuk beson në ndonjë sulm kibernetik.

REE dje publikoi se dje në rrjet kishte ndodhur një lëkundje e fortë, duke shkaktuar shkëputjen e sistemit spanjoll nga rrjeti evropian.

Kryeministri Pedro Sançez theksoi se defekti nuk është i lidhur me mungesën e energjisë bërthamore në Spanjë, siç kritikuan Të Djathtët dhe disa qytetarë në rrjetet sociale.

Çështja për energjinë bërthamore me muaj të tërë ka qenë në qendër të debatit politik në Spanjë, sepse qeveria publikoi se së shpejti do t'i mbyllë dy nga pesë reaktorët e fundit, të cilat sigurojnë 20 për qind të konsumit të energjisë elektrike në vend, në krahasim me 40 për qind për energjinë diellore dhe atë me erë.

Sistemi elektroenergjetik spanjoll, sipas REE, në mëngjes ishte më shumë se 99 për qind operativ, si dhe rrjeti portugez, citoi operatori portugez REE.

Kthim të plotë në normalitet me padurim pritej edhe në Spanjë dhe Portugali pas ditës së djeshme të gjatë të kaluar në ballafaqimin me vështirësitë nga metrot e mbyllura, autobusët e mbushur, trenat e bllokuar dhe komunikacioni jashtëzakonisht i vështirë. ab/sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR