• e diel, 22 dhjetor 2024

Autoritetet ruse kumtuan se kanë gjetur tetë trupa në vendin e fatkeqësisë së aeroplanit në të cilin supoozohet se ndodhej Prigozhini

Autoritetet ruse kumtuan se kanë gjetur tetë trupa në vendin e fatkeqësisë së aeroplanit në të cilin supoozohet se ndodhej Prigozhini

Moskë, 23 gusht 2023 (MIA) - Guvernatori i rajonit rus Tver, Igor Rudenia e mori nën kontrollin e tij çështjen e fatkeqësisë ajrore në rajonin Bollogovsk në Tver, ku, sipas Ministrisë për situata të jashtëzakonshme, hetën e humbën 10 persona, mes të cilëve supozohet se ka qenë edhe mercenari rus, Evgenij Prigozhin. Këtë e kumtoi shërbimi për shtyp i administratës rajonale, cituar nga TASS.

"Më 23 gusht, një aeroplan civil u rrëzua në rajonin e fshatit Kuzhenkino, Bolog. Situata është vënë nën kontroll nga guvernatori i rajonit Tver, Igor Rudenia", ceket në porosi.

Sipas shërbimit për shtyp të administratës rajonale, në terren po punojnë organet e rendit dhe Minsitrisë për situata të jashtëzakonshme. "po konstatohen hollësitë e incidentit, po saktësohet numri i të vdekurve si pasojë e rrëzimit të aeroplanit", shtojnë nga shërbimi për shtyp.

Fshati Kuzhenkino ndodhet 16 kilometra nga Bologoes dhe 170 kilometra nga Tveri. Terreni në rajonin e cekur është kryesisht malor.

Sipas informatave të pakonfirmuara të mediumeve, aeroplani i rrëzuar afarist i takonte pronarit të kompanisë private ajrore "Vagner" Evgenij Prigozhin, lajmëruan agjencitë botërore.

Rregullatori rus për aviacion civil, Rosaviacia kumtoi se Prigozhin ka qenë në listën e udhëtarëve të aeroplanit të rrëzuar. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Prigozhin është ngjitur në aeroplan.

   
Shërbimet ruse për raste urgjente gjetën tetë trupa në vendin e fatkeqësisë, transmetoi RIA Novosti.

Prigozhin, me grupin e tij "Vagner" luftonte së bashku me armatën e rregullt ruse në Ukrainë, e kryesoi kryengritjen kundër udhëheqësisë ushatarke ruse nga fundi i qershorit, përkujtojnë agjencitë botërore. kremlini kumtoi se ai do të largohej në ekzil në Bjellorusi, ndërsa luftëtarët e tij ose do ta ndjekin atë ose do t'i bashkohen radhëve të armatës ruse. ab/

Foto: "X" i Anton Gerashçenkos

QËNDRONI TË LIDHUR