Autoritetet proruse paralajmëruan evakuim shtesë nga rajoni i Hersonit

Moskë, 1 nëntor 2022 (MIA) – Forcat ruse në rajonin e Hersonit në Ukrainën jugore sonte paralajmëruan evakuime të reja të civilëve, disa ditë pasi paraprakisht mbi 70 mijë njerëz e braktisën rajonin pas avancimit të armatës ukrainase në këtë pjesë të frontit.
"Vendosa ta zgjeroj zonën e evakuimit për 15 kilometra nga lumi Dnjepër", tha Vlladimir Saldo, guvernator i Hersonit i emëruar nga Moska.
"Masat për evakuim të detyrueshëm do të zbatohen nga 6 nëntori", thuhet në urdhrin e dhënë nga drejtoria e Kahovkës, qytet që do të përfshihet me masat për evakuim shtesë.