• e enjte, 19 qershor 2025

Autoritetet në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga Pakistani, u bënë thirrje njerëzve të furnizohen me ushqim për dy muaj

Autoritetet në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga Pakistani, u bënë thirrje njerëzve të furnizohen me ushqim për dy muaj

Islamabad, 2 maj 2025 (MIA) - Autoritetet në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga Pakistani, sot u bënë thirrje banorëve të furnizohen me ushqim "për dy muaj" dhe thanë se po i rrisin rezervat në fshatrat përgjatë kufirit me pjesën, e cila është nën kontroll të Indisë, në kushte të tensioneve të rritura mes dy fqinjëve.

Thirrja erdhi pasi që armata indiane kumtoi për këmbimin e zjarrit për të tetën natë me radhë përgjatë të ashtuquajturës "Linjë e kontrollit", e gjatë 770 kilometra në rajonin kontestues mes njësive ushtarake të të dy fuqive bërthamore.

"Banorëve në 13 rajone u është thënë të furnizohen m ushqim për dy muaj. Qeveria rajonale, gjithashtu, liroi mjete nga "fondi i vet për raste urgjente" prej një miliardë rupi (mbi tre milionë euro) në mënyrë që të sigurohet dërgesa e ushqimit, barërave dhe të mirave të tjera themelore në këto rajone", tha kryeministri i pjesës pakistaneze të kashmirit, Çaudri Anvar ul Hak.

Ul Hak, gjithashtu, tha se është shpërndarë pajisje private dhe qeveritare "për mirëmbajtje të rrugëve" përgjatë "Linjës së kontrollit".

Sulmi më 22 prill në pjesën indiane të Kashmirit, në të cilin u vranë 26 turistë, e rriti rrezikun nga erupcioni i ri i tensioneve mes dy fqinjëve tradicional rival. Delhi e konsideron Islamabadin përgjegjës për sulmin, që Pakistani e mohon. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR