Autoritetet kosovare arrestuan dy persona në Prishtinë për shkak të flamujve të organizatave terroriste
- – Autoritetet kosovare arrestuan dy persona në Prishtinë nën akuzën për nxitje të përçarjeve dhe mosdurimit, njoftoi Radio Televizioni i Kosovës.
- Post By Fitore Curri
- 12:57, 2 maj, 2025
Prishtinë, 2 maj 2025 (MIA) – Autoritetet kosovare arrestuan dy persona në Prishtinë nën akuzën për nxitje të përçarjeve dhe mosdurimit, njoftoi Radio Televizioni i Kosovës.
Sipas buletinit të policisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarve ishin konfiskuar pajisje elektronike dhe flamuj me mbishkrime në gjuhën arabe, të cilat, sipas policisë, kanë lidhje me organizata terroriste.
Dy të arrestuar janë burra me shtetësi të Kosovës dhe janë mbajtur në paraburgim me vendim të prokurorit. fc/
Foto: Arkivi