• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet japoneze kërkuan evakuimin e qindra mijëra banorëve të prefekturës Okinava për shkak të afrimit të tajfunit Hanun

Autoritetet japoneze kërkuan evakuimin e qindra mijëra banorëve të prefekturës Okinava për shkak të afrimit të tajfunit Hanun

 Tokio, 1 gusht 2023 (MIA) – Autoritetet japoneze sot kërkuan nga qindra mijëra banorë të prefekturës Okinava, në pjesën jugore të vendit, që të evakuohen në vend të sigurt derisa po afrohet tajfuni Hanun.

Janë anuluar edhe qindra fluturime, raportojnë mediat franceze.

 Disa qytete në prefekturën Okinava, e cila përfshin shumë ishuj, mëngjesin e sotëm kanë lëshuar urdhër për  evakuim. Tajfuni Hunan po lëviz nëpër Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 kolometra në orë dhe pritet sonte të godasë ishullin.

 Sipas të dhënave të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, në orën 10 të mëngjesit sipas orës lokale të sotme (01:00 sipas Griniçit, tajfuni i fuqishëm, i cili,gjithashtu,  është me vëllim të konsiderueshëm, ndodhej 240 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Okinavës - qytetit Naha. 

 Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve, që janë në rrezik të kërkojnë vende më të sigurta, larg shtëpive të tyre pasi priten erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Për sot janë anuluar  mbi 500 fluturime për në dhe nga Okinava, si dhe tragetet dhe shërbimet e autobusëve,  bëri të ditur televizioni shtetëror NHK.

Kompanitë ajrore "Xhapan Erlajns" (Japan Airlines) dhe "Ol Nipon Ervejs " (All Nippon Airways) njoftuan se anulimi i fluturimeve sot dhe nesër do të prekë gjithsej më shumë se 74.000 pasagjerë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR