• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Autoritetet e Katarit pretendojnë se Hamasi ka dhënë indikacionet e para për një pritje pozitive të propozimit për armëpushim

Autoritetet e Katarit pretendojnë se Hamasi ka dhënë indikacionet e para për një pritje pozitive të propozimit për armëpushim

Doha, 1 shkurt 2024 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas ka dhënë indikacionet e para për një pritje pozitive të propozimit për pauzë humanitare në konfliktin mes tyre dhe Izraelit dhe për shkëmbimin e pengjeve që mbante në enklavën për palestinezët në burgjet izraelite, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit.

Tani po shqyrtohet një armëpushim i ri dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe shkëmbimin e të burgosurve, bazuar në një propozim të bërë në takimin në Francë gjatë fundjavës midis zyrtarëve amerikanë, izraelitë, katar dhe egjiptianë.

“Ky propozim është miratuar nga pala izraelite dhe tani kemi konfirmimin e parë pozitiv nga Hamasi”, tha zëdhënësi Maxhid al-Ansari.

“Rruga që duhet ndjekur është shumë e vështirë. Jemi optimistë pasi të dyja palët kanë bërë premtime që do të çojnë në pauzën e radhës. Shpresojmë që në dy javët e ardhshme do të mund të ndajmë një lajm të mirë për rastin”, shtoi zëdhënësi.

Sipas autoriteteve izraelite, 132 pengje ende mbahen në Gazë. Prej tyre, 27 besohet të jenë të vdekur.

Hamasi kumtoi se ka marrë një propozim për një armëpushim trefazor, duke përfshirë një pauzë gjashtëjavore në luftime.Gjatë asaj periudhe, Izraeli duhet të lirojë midis 200-300 të burgosur palestinezë që nuk mbahen nën kushte të rrepta sigurie, në këmbim të 35 -40 pengjeve të mbajtura në Gazë, thonë burime nga Hamasi dhe Katari, dhe se 200-300 kamionë me ndihma humanitare gjithashtu mund të hyjnë çdo ditë në Gaza gjatë asaj periudhe. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR