• e diel, 22 dhjetor 2024

Autoritetet azerbajxhane e arrestuan ish-kryeministrin e Nagorno-Karabahut, Ruben Vardanian, duke e akuzuar për financim të terrorizmit dhe krime të tjera.

Autoritetet azerbajxhane e arrestuan ish-kryeministrin e Nagorno-Karabahut, Ruben Vardanian, duke e akuzuar për financim të terrorizmit dhe krime të tjera.

Baku/Erevan, 28 shtator 2023 (MIA) - Autoritetet azerbajxhane e arrestuan ish-kryeministrin e Nagorno-Karabahut, Ruben Vardanian, duke e akuzuar për financim të terrorizmit dhe krime të tjera.

Gjykata vendosi të zbatojë "masë parandaluese për arrestim" të biznesmenit i cili prej nëntorit të vitit 2022 deri në shkurt të vitit të kaluar kryesoi rajonin sececionist me shumicë armene, kumtoi shërbimi azerbajxhanas i sigurisë.

Armenia e akuzoi Azerbajxhanin se po zbaton "arrestime të paligjshme" të civilëve të cilët në kolona po ikin nga Nagorno Karabahu.

"Azerbajxhani po kryen arrestime të paligjshme në pikën e kontrollit, që është mjaft shqetësuese për ne", deklaroi kryeministri armenas Nikol Pashinian pas lajmit për arrestimin e Vardanianit.

Mbi 65.000 armenë tashmë ikën nga Nagorno Karabahu në Armeni. Kjo është më shumë se gjysma e populaltës së enklavës që Azerbajxhani e mori javën e kaluar. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR