• e hënë, 23 dhjetor 2024

Austria propozon avancim të integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Austria propozon avancim të integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE

Bruksel, 28 shtator 2023 (MIA) - Edhe pse e njohim rëndësinë të bisedohet për reformat në Union dhe për të ardhmen e BE-së, konsiderojmë se kjo nuk duhet të përdoret si arsyetim për shtyrjen e procesit të zgjerimit të partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, me të cilët negociojmë me vite dhe dekada, ceket në letrën e Qeverisë austriake drejtuar përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji dhe drejt ministrave dhe sekretarëve shtetërorë për punë të jashtme dhe çështje evropiane të anëatreve të BE-së.

Duke iu referuar deklaratës së "Miqve të Ballkanit Perëndimor" nga qershori i vitit 2023, në Austri kërkon nga institucionet e BE-së ta prezantojnë agjendën e qartë për integrim etapor dhe të përshpejtuar të vendeve nga Ballkani Perëndimor me hapa konkret për implementim deri në vitin 2024 dhe në periudhën në vijim, në bazë të "kushteve të drejta dhe rigoroze dhe parimit të meritave individuale".

Në letrën, nënshkruar bga ministri austriak i Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg dhe ministres për BE dhe çështje kushtetuese, Karoline Edshtadler, ceket se Austria tërësisht dakordohet me porosinë e rëndësishme që kryetarja e Komisionit evropian e ceki në fjalimin e saj për "Gjendjen e Unionit" para PE-së nga mesi i këtij muaji se "E ardhmja e Ballkanit Perënidmor është në Unionin tonë".

"Njëzet vite pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik, kjo porosi është më e rëndësishme se kurdo herë. Në të njejtën kohë, është e dukshme se procesi i tnaishëm i zgjerimit bëhet gjithnjl e më kompleks dhe më byrokratik dhe prandaj po përparon shumë ngadalë", shtohet në dokument.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, në letër ceket se agresioni rus ndaj Ukrainës e ndryshoi peisazhin politik të Evropës dhe bëri që vendet nga Ballkani Perëndimor dhe qytetarët e tyre akoma më shçejtë është të lidhen me BE-në, kështu që duhet të krijohet "fushë e barabartë për lojë" me kandidatët dhe aspiruesit e tjerë, të cilët tashmë i gëzojnë përfitkmet e prëfshirjes në zpnën e tregtisë së lirë.

"Duke u ndërlidhur me non-pejperin austriak nga maji i vitit 2022, konkludimet e Këshillit të Evropës prej 23 dhe 24 qershor 2022, si dhe të planit të ri për rritje për Ballkanin Perëndimor, të publikuar nga kryetari i Komisionit në maj të vitit 2023, konsiderojmë se me rëndësi kyçe është avancimi i mëtejmë i integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit të plotë", thuhet në dokument.

Austria paralajmëron se ka përpiluar listë me propozime konkrete, të cilat do t'i etablojë para Kryesisë së BE-së, isntitucioneve të Unionit dhe vendeve të interesuara anëtare, posaçërisht të atyre nga grupi "Miqtë e Ballkanit Perëndimor".

"Shpresojmë se këto propozime do të kontribuojnë për diskutimet tpna të ardhshme dhe do të implementohen shpejtë", shtohet në letër. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR