• e hënë, 23 dhjetor 2024

Austria për gjashtë muaj do ta vazhdojë kontrollin e kufijve të saj me Hungarinë dhe Slloveninë

Austria për gjashtë muaj do ta vazhdojë kontrollin e kufijve të saj me Hungarinë dhe Slloveninë

Vjenë, 11 prill 2023 (MIA) - Austria planifikon t'i vazhdojë kontrollet në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Slloveninë edhe për gjashtë muaj, duke filluar nga 11 maji, deklaroi sot ministri austriak  i Punëve të Brendshme Gerhard Karner, cituar nga APA.

 “Në ditët në vijim do ta informojmë Komisionin Evropian se do të duhet të vazhdojmë me këto kontrolle kufitare”, deklaroi ministri për radion publike austriake.

 Karneri shpjegoi se zbatimi i rregullave të Shengenit për lëvizje të lirë përgjatë këtyre kufijve duhet të mbetet i pezulluar për qëllime të luftës kundër migrimit të paligjshëm.

 "Vitin e kaluar pati një presion jashtëzakonisht të fortë migrimi", theksoi ai. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR