• e diel, 22 dhjetor 2024

Austria do t'i heqë gradualisht të gjitha masat kundër Kovid deri më 30 qershor

Austria do t'i heqë gradualisht të gjitha masat kundër Kovid deri më 30 qershor

Vjenë, 1 shkurt 2023 (MIA) - Deri më 30 qershor do të hiqen të gjitha masat kundër Kovidit që janë në fuqi në Austri, njoftoi DPA, duke iu referuar Qeverisë.

Deri në fund të qershorit do të hiqen të gjitha kufizimet për të infektuarit me koronavirus.

Aktualisht, të infektuarit me virusin nuk duhet të jenë në karantinë, por u kërkohet të mbajnë një maskë FFP2 brenda dhe jashtë kur janë në kontakt të ngushtë me njerëz të tjerë.

Të gjitha ekipet dhe komisionet lidhur me përballjen me krizën e koronavirusit, sipas programit të qeverisë, do të shpërbëhen në muajt në vijim. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR