• e hënë, 23 dhjetor 2024

Australia fshiu një qytet nga harta e saj

Australia fshiu një qytet nga harta e saj

Pert, 16 nëntor 2023 (MIA) -Vitenum është një qytet i vogël në shtetin federal Australia Perëndimore i quajtur "më i rrëzikshmi në botë". Thuhet se vetëm thithja e ajrit në të mjafton për të vrarë. Për shkak të kësaj, vendi është braktirus dhe po fshihet nga hartat, ndërsa dikur këtu kanë jetuar mijëra njerëz.

Përkatësisht, autoritetet australiane e kanë fshirë Vitenumin nga harta në përpjekje për t'i kthyer vizitorët. Përndryshe, deri në vitin 2015 këtu kishte vetëm gjashtë banorë, ndërsa deri këtë vit mbeti vetëm 80 vjeçarja Lorejn Tomas. Banorja e fundit e këtij vendbanimi hoqi dorë nga lufta për të qëndruar në vendin e saj në maj të këtij viti.

Qyteti dikur i gjallë i minierave është në të vërtetë vdekjeprurës dhe ndodhet në mes të zonës më të ndotur në hemisferën jugore të Tokës.

 

Kjo zonë, thuhet, nuk do të jetë kurrë e sigurt për të jetuar, për shkak të rrezikut gjithnjë të pranishëm të asbestozës - por disa njerëz ende nuk mund t'i rezistojnë perspektivës së "turizmit aventuresk" dhe turneve të TikTok, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet rreth rreziqeve të mëdha të jetës.

Në kulmin e zhvillimit të tij - vitet 1930, disa mijëra njerëz jetuan në Vitenum. Toka në këtë vend është e pasur me asbest të kaltër dhe shumë australianë u vendosën atje për të gjetur punë rreth minierave. Dhe për dekadat e ardhshme ishte një qytet minierash. Por minierat u mbyllën në vitin 1996, për shkak të fitimeve shumë të vogla, por më e rëndësishmja - humbjeve të mëdha njerëzore.

Sipas të dhënave, mbi 2000 punëtorë dhe banorë vdiqën nga thithja e fibrave vdekjeprurëse të asbestit. Ajri edhe sot është i dëmshëm, kështu që Qeveria tashmë po rrënon banesat, mbyll deponinë për mbeturinat e minierave, të gjitha me qëllim - mbylljen e plotë të vendbanimit. Pavarësisht kësaj, ka ende tre milionë ton mbetje asbesti. ls/

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR