• e premte, 05 dhjetor 2025

Australia e akuzoi Iranin për sulme antisemite në vend, e dëbon ambasadorin iranian

Australia e akuzoi Iranin për sulme antisemite në vend, e dëbon ambasadorin iranian

 Kanberrë, 26 gusht 2025 (MIA) - Autoritetet australiane sot njoftuan se do të dëbojnë ambasadorin iranian në Kanberrë, duke akuzuar Teheranin për kryerjen e dy sulmeve antisemite në Sidnei dhe Melburn.

 Mediat britanike raportojnë se që nga fillimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, shkollat, sinagogat dhe automjetet australiane kanë qenë cak i vandalizmit dhe zjarrvënies antisemite.

 Në incidentin më të fundit në korrik, policia akuzoi një burrë të paidentifikuar për vënien e zjarrit në një sinagogë në Melburn ndërsa besimtarët ishin brenda.

 "Këto ishin akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme agresioni të organizuara nga një komb i huaj në tokën australiane. Këto ishin përpjekje për të minuar kohezionin shoqëror dhe për të mbjellë përçarje në komunitetin tonë", tha kryeministri australian Entoni Albaneze.

 Australia ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran, ndërsa diplomatët australianë janë "të sigurt në një vend të tretë", tha Albaneze, duke shtuar se qeveria e tij do ta shpallë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Teheranit si një organizatë terroriste.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR