Atlantiku i Veriut i ndotur me 27 milionë ton nanoplastikë
- Oqeani Atlantik i Veriut përmban rreth 27 milionë ton nanoplastikë, sipas një studimi të ri të publikuar nga Instituti holandez për kërkime detare (NIOZ) dhe Universiteti në Utreht.
Amsterdam, 10 korrik 2025 (MIA) - Oqeani Atlantik i Veriut përmban rreth 27 milionë ton nanoplastikë, sipas një studimi të ri të publikuar nga Instituti holandez për kërkime detare (NIOZ) dhe Universiteti në Utreht.
Studimi tregon se sasia e nanoplastikës në 10 metrat e sipërm të sipërfaqes së oqeanit është dukshëm më e madhe nga sa ishte vlerësuar më parë.
Grimcat nanoplastike, më të vogla se një e mijëta e një milimetri në madhësi, u gjetën në mostra nga 12 vende të ndryshme përtej Atlantikut. Përqendrimi mesatar në një thellësi prej 10 metra ishte 18,1 miligramë për metër kub ujë, ndërsa në fundin e detit ishte 5,5 miligramë. Vlerat më të larta u matën pranë brigjeve evropiane - 25 miligramë.
Profesori Helge Niman nga NIOZ deklaroi se këto grimca mund të depërtojnë thellë në trupin e njeriut, madje edhe në indet e trurit.
"Tani që e dimë se sa të përhapura janë ato në oqeane, është e qarte se ato do të depërtojnë në të gjithë eko-sistemin - nga bakteret dhe mikroorganizmat deri te peshqit dhe njerëit. Se si ndikon kjo në ekosistem mbetet për t'u shqyrtuar", tha ai.
Shkencëtarët theksojnë se këto grimca nuk mund të hiqen, prandaj është thelbësore të parandalohet ndotja e mëtejshme. ls/
Foto: Arkiv