• e martë, 24 dhjetor 2024

Athina, Bukureshti dhe Sofja do të kërkojnë kompensim nga BE-ja për rrymën e shtrenjtë në rajon

Athina, Bukureshti dhe Sofja do të kërkojnë kompensim nga BE-ja për rrymën e shtrenjtë në rajon

Bruksel, 13 shtator 2023 (MIA) - Rumania njoftoi se së bashku me Bullgarinë dhe Greqinë do të kërkojnë nga Këshilli i BE-së pagesën e kompensimit për shkak të “çmimeve shumë më të larta” të energjisë elektrike në rajonin e Evropës Juglindore në krahasim me ato në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas ministrit rumun të Energjetikës Sebastian Burduja, çmimet e energjisë elektrike në rajon kanë qenë dukshëm më të larta se në Evropën Perëndimore prej disa muajsh, për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë një vit të thatë, reduktimin e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe problemeve të ndërlidhjes.

"Gjithashtu ofrojmë mbështetje të konsiderueshme për Moldavinë dhe Ukrainën, e cila ushtron presion shtesë mbi çmimet e energjisëelektrike në Rumani. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht", theksoi Burduja.

Ai thekson se nëse Rumania është pjesë e një tregu të vetëm evropian të energjisë, ajo thjesht nuk mund të tolerojë çmime që janë dy ose tre herë më të larta se ato në pjesën tjetër të Evropës.

Голем дефект на електричната мрежа вчера во Централна Америка остави 15 милиони луѓе без струја, а најмногу се погодени Хондурас и Никарагва.

"Nëse duam rregulla të njejta, duhet të gëzojmë të njëjtat përfitime. Përndryshe, disa do të marrin të gjitha përfitimet, ndërsa të tjerët do të lihen të mbulojnë kostot. Prandaj do ta ngre këtë çështje para Këshillit të Ministrave të BE-së", shtoi Burduja.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, njoftimi i tij vjen pasi ministri grek i Energjetikës Teodoros Skilakakis në fillim të javës informoi se Greqia, Rumania dhe Bullgaria "bashkuan forcat" për t'u marrë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Evropën Juglindore.

Skilakakis vlerësoi të hënën se tregu i vetëm i energjisë elektrike i BE-së nuk po funksionon në Evropën Juglindore.

"Do të punojmë me Rumaninë dhe Bullgarinë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në rajon", tha Skilakakis, duke shtuar se pritet që kryeministri grek Kiriakos Micotakis t'i dërgojë një letër Komisionit Evropian për këtë çështje.

Нашата економска политика испраќа порака на доверба и реализам, но и порака на воздржан оптимизам. Оваа година буџетот одговара на трите главни национални барања во моментот, им служи и на ст

Skilakakis njoftoi se së bashku me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një "mekanizëm të përhershëm ndërhyrjeje sa herë që vërehen çmime ekstreme për shkak të shkëputjes së Evropës Juglindore nga pjesa tjetër e tregut evropian të energjisë".

Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) njoftuan dje se kanë informuar Komunitetin Evropian të Energjisë (KEE) se në disa nga vendet e Evropës Juglindore regjistrohen "çmime jo karakteristike të larta në tregun e energjisë elektrike”.

Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të KEE-së, Artur Lorkovski, dy institucionet e Maqedonisë kërkojnë mobilizimin e një ekipi që do të bëjë një analizë të detajuar dhe do të skanojë arsyet për të cilat ka një disbalanc të madh të çmimit të energjisë elektrike nga vendi në vend. .

"Duke filluar nga fundi i qershorit 2024 dhe veçanërisht në muajt korrik dhe gusht, çmimet e energjisë elektrike në rajonin e Evropës Juglindore janë dukshëm më të larta se çmimet në pjesën tjetër të Evropës. Çmimet mesatare të tregut në korrik të vitit 2024 variojnë nga rreth 159 euro për megavat orë në Shqipëri, ndërsa në Francë janë rreth 46 euro për megavat orë. Devijimet më të dukshme të çmimeve gjatë kësaj periudhe janë regjistruar në Shqipëri dhe Rumani, si dhe në vende të tjera të rajonit", thuhet në letrën e dërguar në KEE. sa/.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR