• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Astra-Zeneka": Ilaçi i ri për kancerin e gjirit "Turkap" nuk i përmbushi qëllimet

Los Anxhelos, 18 qershor 2024 (MIA) - Kompania farmaceutike "Astra-Zeneka" sot kumtoi se ilaçi i saj i ri i kancerit të gjirit "Trukap" në kombinim me agjentin e kimioterapisë "Paklitaksel", dështoi të përmbushë qëllimet e tij kryesore në një provë në fazën e fundit në drejtim të përmirësimit të trajtimit të përgjithshëm te pacientët me disa lloje të kancerit të gjirit.

"Edhe pse jemi të zhgënjyer me rezultatin e projektit CAPItello-290, këto rezultate do të avancojnë të kuptuarit tonë për rolin e rrugës "PIZK/AKT" në kancerin e gjirit", deklaroi Suzan Galbrajt, nënkryetare përgjegjëse për kërkimin dhe zhvillimin onkologjik në "Astra-Zeneka".

"Ekzaminimet, e njohura si KAPItello-290" (CAPItello-290) shikuan nëse kombinimi i ilaçeve do të përmirësonte mbijetesën e përgjithshme te pacientët me kancer të gjirit të paoperueshëm ose metastatik në krahasim me ilaçin më të vjetër, ndërsa më të lirë të kimioterapisë "Paklitsksel", ndërsa i kombinuar me një placebo. Përndryshe, kanceri i gjirit trefish negativ mbetet një nga format më sfiduese të sëmundjes për t'u trajtuar, për shkak të mungesës së objektivave të njohura të biomarkerëve, ndërsa regjimet e bazuara në kimioterapi mbeten shtylla e trajtimit", thonë nga Astra-Zeneka.

Studimi, thuhet, se nuk arriti të përmbushë objektivat e tij as në popullatën e përgjithshme të provës, as në nëngrupin e pacientëve me tumore që mbartin ndryshime specifike të biomarkerëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR