• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asociacioni i gazetarëve sportiv u ndau plaketa për paqe, sport dhe fqinjësi të mirë Zaevit, Ciprasit dhe Tupurkovskit

Asociacioni i gazetarëve sportiv u ndau plaketa për paqe, sport dhe fqinjësi të mirë Zaevit, Ciprasit dhe Tupurkovskit
Strumicë, 4 nëntor 2022 (MIA) - Asociacioni i gazetarëve sportiv të Maqedonisë s Veriut sonte në simpoziumin shkencor që u mbajt në Strumicë u ndau plaketa për paqe ish-kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe kryetarit shumëvjeçar të KOM-it dhe politikanit, Vasil Tupurkovski. Në kuadër të simpoziumit, para të pranishmëve foli Zoran Zaev, i cili tha se për të ekziston vetëm një çmim i vetëm për paqe - e ajo është vetë paqja. Ai theksoi se arsenalet ushtarake duhet të zëvendësohen me "armë" të ndërgjegjes, mendimit të mirë dhe zgjedhjes së mirë, me "armë" t dorë së shtrirë, me "armë" të kompromiseve, miqësisë, bashkësisë, bashkëpunimit dhe hapjes së horizonteve të reja drejt ardhmërisë. "Asnjë ëndërr e jona jetësore, asnjë synim i ynë jetësor, asnjë plan për krijim të së ardhmes nuk mund të realizohet nëse e kemi humbur paqen. Paqja në vend, pasja në ambientin tonë të afërt dhe më të largët dhe paqja në botë është një nga parakushtet kryesore për paqen tonë shpirtërore. Mu për atë arsye, secili prej nesh duhet të jetë kundërshtar i çfarëdo lloj agresioni ushtarak i cili shkatërron shtëpi të dikujt dhe merr jetë njerëzore", nënvizoi Zaev. Në simpozium foli edhe Vasil Tupurkovski, i cili theksoi se secila luftë i shkakton dëme të mëdha sportit, ndërsa sipas tij në pikëpyetje janë sjellë edhe mbajtja e ngjarjeve të mëdha sportive. Simpoziumin e hapi kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ndërsa fjalime të veta patën gazetarë dhe funksionarë sportiv nga vendi dhe jashtë, si dhe kryetari i KOM-it, Daniel Dimevski. Samiti i gazetarëve sportiv nga Evropa Juglindore u mbajt dje dhe sot në Strumicë, ndërsa në kuadër të Samitit u mbajt edhe kongres në të cilin u zgjedh kryesia e re e Asociacionit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR