• e shtunë, 23 nëntor 2024

Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë nga MPJ pas shpërthimit në Stamboll

Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë nga MPJ pas shpërthimit në Stamboll
Shkup, 13 nëntor 2022 (MIA) - Deri më tani nuk është regjistruar asnjë shtetas i yni që ka kërkuar ndihmë pas shpërthimit në Stamboll, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut po e përcjell me shqetësim të madh situatën pas eksplodimit të fundit tragjik në Stamboll; Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vënë në gjendje emergjence. Në rast nevoje eventuale për ndihmë, shtetasit tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +905456149777 në Stamboll dhe +38975273732 në Shkup", thonë nga MPJ. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR