• e shtunë, 22 mars 2025

Asistentja e eurodeputetit italian arrestohet për shoqërim kriminal, larje parash dhe korrupsion

Asistentja e eurodeputetit italian arrestohet për shoqërim kriminal, larje parash dhe korrupsion

Bruksel, 21 mars 2025 (MIA) - Pas urdhërarrestit të lëshuar nga ana e Prokurorisë publike federale të Belgjikës, autoritetet italiane kanë arrestuar Lusija Simeonen, asistente e eurodeputetit Fulvio Martusielo, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas informacioneve nga Prokuroria, Simeone akuzohet për "shoqërim kriminal", "larje parash" dhe "korrupsion" dhe pritet të merret në pyetje nesër.

Martusielo i cili është anëtar i partisë Forca Italia (FI) dhe grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP), si dhe bashkatdhetari i tij dhe ish deputeti liberal Xhuzele Ferandino, dyshohet për falsifikim të nënshkrimeve për kërkesat për shtesa parlamentare, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin "për të maksimizuar shpenzimet". Martusielo është eurodeputet që nga viti 2014, ndërsa Ferandino ka qenë anëtar i PE-së prej vitit 2018 deri në vitin 2024.

Zëdhënësi i Prokurorisë publike belge informoi se arrestimi i Simeones është në kuadër të një "hetimi mbi akuzat paraprake për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe larje parash në Parlamentin Evropian". Sipas tij, parregullsitë e supozuara janë kryer "rregullisht dhe në mënyrë shumë diskrete nga viti 2021 deri më sot, nën maskën e lobimit komercial”.

Emri i shefit të Simeones, Martusielo është i lidhur dhe me një avokat dhe lobist portugez i arrestuar javën e kaluar në Francë, në kuadër të hetimit nga Prokuroria publike belge për dyshimet se lobistët e kompanisë kineze "Huavej" ju kanë dhënë ryshfet rreth 15 eurodeputetëve. Në kuadër të hetimeve me urdhër të Prokurorisë, të enjten e kaluar u kryen bastisje në 21 lokacione në Belgjikë dhe në Portugali.

Pas bastisjeve të javës së kaluar, policia belge mbylli përkohësisht dy zyra – njërën të Marko Falkones, bashkatdhetar dhe anëtar i partisë së Martusielos, ndërsa të dytën të Adam Muhtarit i cili vitet e fundit ka qenë asistent i deputetëve të ndryshëm.

Pas kësaj, Falkone i cili ka qenë eurodeputet që nga viti i kaluar, deklaroi se ai dhe asistentët e tij "nuk kanë lidhje me hetimin për "Huavejn" duke potencuar se ai po konsideronte marrjen e "masave ligjore për dëmtimin e reputacionit të tij të shkaktuar nga ngjarjet e fundit".

Deri më tani, në kuadër të hetimit të Prokurorisë belge janë arrestuar katër lobistë të lidhur me "Huavejn" të cilët janë dyshuar për ryshfet ish deputetë dhe eurodeputetë aktual me qëllim për të promovuar interesat e kompanisë kineze në Evropë. rq/

Foto: Parlamenti evropian

 

 

\

QËNDRONI TË LIDHUR