• e diel, 22 dhjetor 2024

Asher martohet për herë të tretë

Asher martohet për herë të tretë

Las Vegas, 13 shkurt 2024 (MIA) - Këngëtari amerikan Asher dhe e dashura e tij pesë vjet më e re, Xhenifer Gojkoçea, u martuan këtë fundjavë në Las Vegas, ku ai performoi në pjesën e parë të "Superboulit". 

“Mund të konfirmojmë se Asher dhe Xhenifer Gojkoçea kanë bërë ‘hapin tjetër’ në marrëdhënien e tyre dhe u martuan të dielën mbrëma në Las Vegas të rrethuar nga miq të ngushtë dhe familjarë”, tha përfaqësuesi i këngëtares për (People). “Të dy presin me padurim që të vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre së bashku të rrethuar nga dashuria dhe falënderojnë të gjithë për urimet e mira”.

Asher, (45), dhe Xhenifer, e cila gjithashtu punon në industrinë e muzikës, shkëmbyen betimet në "Terasën belvedere - një kishëz për kurorëzime në natyrë që zë 30 të ftuar. Nëna e Asher, Xhoneta Paton, ishte dëshmitare e kuror[zimit, sipas certifikatës së martesës.

Këngëtari pop nga dy martesat e mëprshme ka dy fëmijë, ndërsa së bashku me bashkëshorten e sapomartuar, ai ka edhe dy të tjerë të përbashkët. qa

Foto: Fejsbuk, shpallje publike

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR