• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASH për MIA-n: Syrija Rashidi propozim për drejtor në MEPSO, Bujare Abazi tek "Postat e Maqedonisë"

ASH për MIA-n: Syrija Rashidi propozim për drejtor në MEPSO, Bujare Abazi tek

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Deputeti Syrija Rashidi do të propozohet për drejtor të MEPSO-s, ndërsa ish-zëvendësja e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, Bujare Abazi do të jetë drejtoresha e "Postave të Maqedonisë", konfirmojnë për MIA-n nga Aleanca për Shqiptarët.

Rashidi për drejtor të MEPSO-s do të vijë në vendin e Orhan Murtezanit nga radhët e Alernativës, pasi që ajo parti doli nga Qeveria. Deputet i ri nga Aleanca për Shqiptarët, në vendin e Rashidit do të jetë Remzi Mehmedi nga Kërçova.

Derisa, Abazi në vendin e drejtorit do ta zëvendësojë Vasko Stefanov, pasi që Aleanca për Shqiptarët u bë partner qeveritar. Abazi është këshilltare aktuale në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nënkryetare e Aleancës për Shqiptarët.

Me rikonstruksionin e Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët mori edhe Ministrinë e Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës, të cilat drejtohen nga Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Kuadro të Aleancës për Shqiptarët janë emëruar edhe në vendet zëvendësuese në Ministrinë e Mbrojtjes, Tiron Jajaga dhe zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave - Vjollca Berisha. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR