• e diel, 22 dhjetor 2024

Asgjësohen rreth 1.400 kilogramë drogë dhe 270 copë armë të sekuestruara gjatë vitit të kaluar

Asgjësohen rreth 1.400 kilogramë drogë dhe 270 copë armë të sekuestruara gjatë vitit të kaluar

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Rreth 1.400 kilogramë lloje të ndryshme të drogës dhe rreth 270 copë armë të konfiskuara gjatë vitit të kaluar janë asgjësuar sonte në afërsi të fabrikës "Makstil".

Në afat prej gjashtë muajsh, ky është asgjësimi i dytë i drogës dhe armëve të sekuestruara, ku janë asgjësuar rreth 12 ton drogë të ndryshme.

“Asgjësimi i sotëm, si dhe asgjësimi i mëparshëm i drogës dhe armëve është rezultat i një numri të madh të aksioneve operative të vazhdueshme dhe aktiviteteve që MPB-ja i realizon në vitet e fundit me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të drogës dhe prekursorë për çka flet fakti se vitin e kaluar 2022 e kemi mbyllur me një rekord sekuestrimesh mbi 2.4 ton drogë dhe 20 ton prekursorë. Janë neutralizuar 12 grupe të organizuara kriminale, janë zbuluar më shumë se 660 vepra penale dhe 770 kryerës të veprave penale", deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

Ai theksoi se është shënuar rritje prej 18 për qind në luftën kundër tregtisë ilegale të armëve dhe se janë zbuluar 127 copë armë dhe 5.103 copë municion.

"Shifrat konfirmojnë suksese serioze në luftën kundër tregtisë ilegale të drogës të cilën kjo udhëheqësi e MPB-së që në fillim e ka vendosur si një nga prioritetet e saj, ku nuk ka vend për asnjë kompromis", tha Spasovski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR