• e hënë, 23 dhjetor 2024

Asambleja e Përgjithshme e KB-së zgjodhi pesë anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit

Asambleja e Përgjithshme e KB-së zgjodhi pesë anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit

Nju-Jork, 7 qershor 2024 (MIA) - Danimarka, Greqia, Pakistani, Panamaja dhe Somalia do të jenë pesë anëtaret e ardhshme jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të KB-së, në periudhë prej dy viteve, që do të fillojnë prej vitit 2025, lajmëroi DPA.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbrëmë i zgjidhi pesë anëtaret e reja, të cilat do t'i zëvendësojnë Ekuadorin, Japoninë, Maltën, Mozambikun dhe Zvicrën në këtë trup të Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i KB-së është trupi i vetëm i KB-së i cili ka fuqinë të sjellë rezoluta obligative sipas të drejtës ndërkombëtare, përkujton agjencia gjermane.

SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca janë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit, nga të cialt të gjitha kanë të drejtë të vendosin veto ndaj cilit do vendim apo masë, ndërsa dhjetë anëtaret jo të përhershme të këshillit, secila e zgjehdur në dy vite, kanë ndikim shumë mët ë vogël.

Ish-kryeminsitri i Kamerunit, Filemon Jang, mbrëmë gjithashtu u zgjodh kryetar i ri i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, dhe ai vitin e ardhshëm do ta kryejë këtë funksion, kryesisht ceremonial, lajmëroi DPA.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se Jang është "afrikan krenar i përkushtuar ndaj të ardhmes së kontinentit të tij", me përvojë të pasur.

"Me padurim pres të bashkëpunoj ngushtë me të përderisa ai i bashkon vendet-anëtare rreth zgjidhjeve të përbashkëta të cilat mund të reflektojnë drejtësi në Afrikë dhe botën në zhvillim". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR