Asambleja e Përgjithshme e KB-së miratoi rezoluta për armëpushim në Gazë dhe mbështetje të UNRVA
- – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë të madhe miratoi dy rezoluta me të cilat kërkohet armëpushim urgjent në Rripin e Gazës dhe mbështetje e Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), të cilën e ndaloi Izraeli.
- Post By Fitore Curri
- 08:26, 12 dhjetor, 2024
Nju Jork, 12 dhjetor 2024 (MIA) – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me shumicë të madhe miratoi dy rezoluta me të cilat kërkohet armëpushim urgjent në Rripin e Gazës dhe mbështetje e Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), të cilën e ndaloi Izraeli.
Nga 193 vende, 158 votuan për rezolutën për armëpushim në Gazë, ndërsa 13 ishin të përmbajtura, përderisa 159 vende votuan për mbështetje të UNRVA me 11 të përmbajtur.
Votimi ishte mbajtur pas një debati dyditësh, gjatë kohës të të cilit përfaqësuesit e vendeve anëtare të KB-së kryesisht bënë thirrje për armëpushim të luftës 14 muajshe mes Izraelit dhe grupit militant Hamas dhe kërkonin qasje në gjithë territorin e Rripit të Gazës me qëllim që të parandalohet katastrofë humanitare. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s