Asadi është në Damask, përgënjeshtrohen zërat për arratisje
- Presidenti sirian Bashar al-Asad nuk është larguar nga Damasku, pavarësisht avancimit të forcave rebele drejt kryeqytetit, njoftoi Presidenca siriane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:50, 7 dhjetor, 2024

Damask, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al-Asad nuk është larguar nga Damasku, pavarësisht avancimit të forcave rebele drejt kryeqytetit, njoftoi Presidenca siriane.
"Disa media të huaja po përhapin zëra dhe lajme të rreme se presidenti Bashar al-Asadi është larguar nga Damasku ose se është për vizitë në një vend tjetër", thuhet në deklaratë.
Presidenca thekson se Asadi vazhdon të kryejë obligimet e tij kushtetuese nga kryeqyteti.
Foto: Arkivi