• e hënë, 01 korrik 2024

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ëshë i kënaqur me suksesin e ekipit të tij ndaj Liverpulit në derbin për lartë të Premier Ligës.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ëshë i kënaqur me suksesin e ekipit të tij ndaj Liverpulit në derbin për lartë të Premier Ligës.

Londër, 5 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ëshë i kënaqur me suksesin e ekipit të tij ndaj Liverpulit në derbin për lartë të Premier Ligës.

Pas ndeshjes së djeshme, “Topçinjtë” arritën në dy pikë ndaj “të kuqve” dhe praktikisht iu rikthyen betejës për titull. Sipas spanjollit, ky sukses do të thotë shumë sepse londinezët e kaluan skuadrën që është në formën më të mirë në Evropë.

 "Fitore e madhe. Djemtë vendosën zemrën dhe shpirtin e tyre në betejën për çdo top. Tani kemi tre fitore radhazi, të arritura në mënyrë vërtet bindëse. I gjithë sezoni është përpara nesh. Sot treguam se kemi një mentalitet elitar. Por, tani duhet ta tregojmë në stërvitjen e nesërme dhe më pas në ndeshjen kundër Vest Hem. Jemi në luftë për titullin. Varet nga ne që të luftojmë kundër. Ne do të mendojmë lojë pas ndeshjes. Është e rëndësishme që i gjithë formacioni të jetë i disponueshëm. Ky sukses do të thotë shumë sepse Liverpuli është një ekip i mrekullueshëm. Ata janë ndoshta skuadra në formën më të mirë në Evropë", tha Arteta.

 Arsenali është i dyti në Premier Ligë me 49 pikë, dy më pakë se lideri Liverpul. rq/

Foto: EPA   

 

QËNDRONI TË LIDHUR