• e martë, 19 nëntor 2024

Arsovski: Lëvizja ZNAM nuk do ta mbështesë interpelancën për kryeparlamentarin Gashi, shumica mbetet e bashkuar

Arsovski: Lëvizja ZNAM nuk do ta mbështesë interpelancën për kryeparlamentarin Gashi, shumica mbetet e bashkuar

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Lëvizja ZNAM nuk do ta mbështesë interpelancën për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi të parashtruar nga E Majta. Shumica në Kuvend mbetet e bashkuar, njoftoi nga foltorja e Kuvendit, deputeti i ZNAM, Pavle Arsovski.

Arsovski u përqendrua në një pjesë të akuzave në interpelancë, të cilat i konsiderojnë të denja për diskutim, si për shembull dhënia e betimit gjatë marrjes së detyrës fillimisht në gjuhën shqipe dhe më pas në gjuhën zyrtare maqedonase.

"Në dhënien e deklaratës solemne në Kuvend, Lëvizja ZNAM konsideron se përfundimisht është shkelur Kushtetuta dhe si parti e ka shprehur shqetësimin e saj përmes qëndrimit të kryetarit Dimitrievski dhe deklaratave para zyrtarëve tanë dhe me atë rast kemi qenë konsistent me atë që jemi angazhuatr", tha Arsovski, por për atë ngjarje edhe ne partitë dhe opinioni nuk morëm një përgjigje të qartë nëse ka ndodhur për shkak të dështimit të protokollit të menaxhuar nga ish-sekretari i Kuvendit apo ka qenë qëllimi i Gashit, andaj nuk kanë as bazë për t'ia atribuar atë atij", thotë ai.

Lidhur me ngjarjen për shënimin e përvjetorit të Srebrenicës, Arsovski ndër të tjera theksoi se kryetari i Kuvendit ka dhënë sqarim se ka qenë një ndërthurje e rrethanave të jashtme dhe për incidentin me presidenten e Kosovës në aeroportin ndërkombëtar në Shkupi, tha se Gashi ka mundur të veprojë më me mençuri që të mos përfshihet, por edhe se nuk e gjejnë përgjegjësinë personale në të. Lëvizja ZNAM mendon se Gashi është dashur të gjejë mënyrën që të mos përfshihet, dhe siç theksoi Arsovski, kjo ngjarje ka qenë objekt i një hetimi të brendshëm të shpejtë nga MPB-ja, i cili ka përfunduar menjëherë me pezullim nga puna dhe kallëzim penal kundër anëtarit të MPB-së.

Deputeti Amar Mecinoviq nga E Majta në replikën e tij, theksoi se pse Lëvizja ZNAM u vonua me qëndrimin e saj për interpelancën, e cila është objekt interesi publik prej një muaji dhe e konsideroi qëndrimin e shprehur si rezultat i oportunizmit dhe arsyeve fitimprurëse. 

Deputeti Arsovski u përgjigj se vonesa në vendimin se si do të pozicionohet partia është, thotë ai, për shkak të procedurave të ndërtuara mirë brenda partisë.

Ai shtoi se mendimi i shprehur se Gashi ka mundur t'i përballojë më mirë disa situata, nuk është vetëm kritikë ndaj tij, por edhe autokritikë ndaj gjithë koalicionit. Lidhur me vërejtjet për Komunën e Kumanovës, Arsovski tha se pas zgjedhjeve lokale nga kryetari i komunës u është ofruar bashkëpunim të gjitha palëve. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR