• e martë, 24 dhjetor 2024

Arsovska: Themelet e Shkupit të ri ishin themele të solidaritetit dhe bashkëjetesës

Arsovska: Themelet e Shkupit të ri ishin themele të solidaritetit dhe bashkëjetesës
Shkup, 26 korrik 2022 (MIA) - Besoj se themelet e Shkupit të ri ishin themele të solidaritetit dhe bashkëjetesës, ndërsa Shkupi i ri bazohet në miqësi dhe erëra të reja moderne, porositi sonte kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovdka në hapjen e ekspozitës së titulluar "Për Shkupin me zemër nga e barë bota" në Qendrën rinore kulturore - QRK në kuadër të shënimit të 59 viteve nga tërmeti katastrofal në Shkup. "Sot e kujtojmë tërmetin katastrofal, të cilin mu në këtë ditë e përmendim dhe dëshirojmë ta përkujtojmë me mbi 1000 bashkëqytetarë të vdekur dhe mbi 1000 të lënduar të cilët ishin viktima, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material si rezultat i tërmetit të madh", tha Arsovska. Në atë kohë edhe krahas tragjedisë, siç theksoi ajo, arritëm të shohim se si dinë popujt të bashkohen, ta tregojnë solidaritetin e vet, të demonstrojnë bashkëjetesë dhe si të ndihmojnë atëherë kur më së shumti nevojitet. "Këtë ditë e përkujtojmë se, kur më së shumti na nevojitej, na ndihmuan ata të cilët i kemi miq", tha Arsovska. Kryetarja e Qytetit të Shkupit u ndau mirënjohje familjeve të dy qytetarëve të sakrifikuar të cilët në momentet e vështira të tërmetit katastrofal në vitin 1963 në Shkup ndërmorën masa që të pakësohen pasojat. Bëhet fjalë për familjet e Maksim Stojanoviq dhe Velin Jordanov. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR