• e enjte, 10 korrik 2025

Arsimi profesional është anë e fortë e sistemit arsimor maqedonas, krijon kuadër cilësor dhe i kërkuar në tregun e punës

Arsimi profesional është anë e fortë e sistemit arsimor maqedonas, krijon kuadër cilësor dhe i kërkuar në tregun e punës

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Në shkollat e mesme profesionale në Maqedoni, koncepti i arsimit dual funksionon me sukses, në zbatimin e të cilit është i përfshirë edhe komuniteti i biznesit. Shkollat dhe kompanitë së bashku krijojnë kuadër cilësor i cili më lehtë mund të orientohet në tregun e punës. Prandaj, zhvillimi dhe zgjerimi i këtij koncepti do të jetë prioritet i ynë edhe në periudhën e ardhshme. Këtë e theksoi sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në panel diskutimi "Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar: sfidë dhe faktor strategjik për vendimet për investime dhe rritjen ekonomike", organizuar në kuadër të Samitit të Parë të Biznesit Maqedono-Gjerman, me të cilin Oda Ekonomike Gjermane AHK në Maqedoni shënoi 25 vjet ekzistencë.

Ivanovska, siç informojnë nga MASH-i theksoi se që nga fillimi i mandatit, udhëheqësia e re në MASH është përkushtuar për avancimin e rregullores ligjore, pasi ajo është baza për zbatimin e politikave arsimore, masave dhe aktiviteteve të reja që do të arrijnë qëllimet e programit qeveritar për ndërtimin e sistemi arsimor me cilësi më të lartë.

"Në Ligji i ri për Arsim Profesional dhe Trajnim rregullohet në mënyrë sistematike koncepti i arsimit dual, specifikohen detyrimet e të gjithë pjesëmarrësve në realizimin e tij. Për shembull, është definuar se kush dhe si mund të bëhet mentor për nxënësit, kompanitë duhet t'u paguajnë kompensim mujor praktikantëve, t'u ofrojnë atyre mbrojtje dhe siguri në punë e kështu me radhë. Ligji për Arsimin e Mesëm, nga ana tjetër, parashikon mbështetje më të madhe për nxënësit e talentuar, futen këshilltarë për karrierë për të udhëzuar nxënësit dhe e gjithë kjo është në interes të krijimit të fuqisë së nevojshme punëtore të kualifikuar”, tha Ivanovska.

Duke iu referuar qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional, ajo theksoi se ato në fakt janë shkolla të mesme profesionale që po transformohen në institucione arsimore me vlerë më të madhe dhe më shumë funksione, detyrime dhe përgjegjësi.

"Atje jo vetëm që po zbatohet arsimi i mesëm profesional për nxënësit, por ideja është që të rеаlizohet edhe arsimi dhe trajnimi për të rriturit që kanë nevojë për trajnim shtesë, rikualifikim, për t'u bërë konkurrues në tregun e punës. Frekuentimi i njerëzve do të jetë shumë më e lartë. Qendrat gjithashtu do të kryejnë analiza të tregut të punës, do të krijojnë programe mësimdhënieje dhe trajnimi etj", theksoi Ivanovska, duke shtuar se aktualisht janë themeluar 7 qendra rajonale, ndërsa deri në vitin 2028 do të krijohet e teta dhe e fundit, që është detyrim i paraparë në Agjendën e Reformës.

Sekretarja shtetërore informoi se shuma të mëdha fondesh po investohen në qendrat rajonale për të pasur klasa të mira, kabinete të pajisura, punëtori dhe ambiente të përshtatshme akomodimi. Fondet kryesisht sigurohen nga Bashkimi Evropian, ndërsa Ivanovska i bëri thirrje edhe komunitetit të biznesit të ndihmojë në modernizimin e infrastrukturës, sepse, siç potencoi ajo, shkollat janë inkubatorë të kapitalit njerëzor që edhe atyre u nevojitet.

Panel diskutimi i moderuar nga Dejan Çupovski, drejtues i programit të arsimit dual pranë AHK Odës Gjermane, u drejtua gjithashtu edhe drejtoresha e programit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale "Shën Naumi i Ohrit " në Ohër, Sasho Nedeski, drejtuesja e departamentit për trajnim teknik dhe komercial global në kompaninë Drekslmaer, Barbara Gerber, dhe drejtori menaxhues i kompanisë Unija Group, Branisllav Serafimoski. mb/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR