• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrihet marrëveshje për sistemin e ri të kufijve të BE-së: Heqja e vulave në pasaporta, fotografimi i të huajve

Arrihet marrëveshje për sistemin e ri të kufijve të BE-së: Heqja e vulave në pasaporta, fotografimi i të huajve

Bruksel, 20 maj 2025 (MIA) - Negociuesit e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit evropian arritën marrëveshje për rregullativën për vendosje graduale të Sistemit elektronik për hyrje/dalje (EES). Ky sistem, i cili do ta rrisë vulosjen e deritanishme me dorë të pasaportave, do të zbatohet edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë kalimit në kufijtë e BE-së.

Marëveshja e arritur tani duhet formalisht të konfirmohet nga dy institucionet, pas çka Komisioni evropian do të sjellë vendim për fillim të vendosjes graduale të EES-së. Periudha kalimtare do të zgjasë gjashtë muaj.

EES është sistem i përbashkët elektronik që do të evidentojë dhe deponojë informata për datën, kohën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së shtetasve të cilët nuk janë anëtarë të BE-së që i kalojnë kufijtë e jashtëm të Unionit, me çka definitivisht do të braktiset vulosja në pasaporta.

Sistemi automatikisht do ta llogarisë kohëzgjatjen e qëndrimit të autorizuar të shtetasve të vendeve të treta dhe do të lëshojë paralajmërime drejt vendeve-anëtare të BE-së kur do të skadojë qëndrimi i autorizuar. EES duhej të fillonte të zbatohej në nëntor të vitit të kalaur, por ishte shtyrë sepse vendet nga BE-ja nuk ishin të gatshme për implementim. Prandaj, KE-ja propozoi vendosje graduale të sistemit.

Претседателот на австриската покраина Тирол, Гинтер Платер, на прес-конференција остро реагираше на засилените гранични контроли што ги спрoведува Германија.

EES do të zbatohet për persona të cilëve u nevojitet vizë për qëndrim të shkurtë dhe për ata të cilët vijnë nga vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, ndërkaq të cilët janë të lirë nga obligimi për vizë.

Në dy muajt e parë, vendet-anëtare do të mund ta zbatonin sistemin pa përdorim të të dhënave biometrike, ndërsa pas tre muajve do të kyçen edhe të dhënat biometrike të së paku 50% të vendkalimeve kufitare. Implmentimi i plotë i sistemit, në të vërtetë, regjistrimi i të gjithë udhëtarëve të cilët hyjnë në BE, duhet të ndidhë deri në fund të periudhës kalimtare. Gjatë periudhës kalimtare, do të vazhdojë vendosja e vulave në pasaporta.

Sipas këtij sistemi të ri, nëpunësit kufitarë do t'i skanojnë shenjat e gishtërinjve të personave të cilët e kalojnë kufirin për herë të parë apo do t'i fotografojnë. Këto informata do të ruhen në datotekë digjitale, që do të mundësojë të dihet saktësisht se kush hynë në Zonën e Shengenit me pasaportë të huaj dhe kush qëndron më gjatë se 90 ditë të lejuara. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR