• e shtunë, 06 korrik 2024

Arrestohet sulmuesi i cili qëlloi me armë në Sisak

Arrestohet sulmuesi i cili qëlloi me armë në Sisak

Sisak, 2 korrik 2023 (MIA) - Është arrestuar sulmuesi i cili mbrëmë në qytetin kroat Sisak qëlloi me kallashnikov ndaj një grupi njerëzish, me çka një person është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. 

Pas të shtënave sulmuesi me orë të rëra ishte arratisur, ndërsa pak pas orës 1 pas mesnate ishte arrestuar. 

"Burri i cili ka lidhje me të shtënat në rajonin Sisak është arrestuar, ai është sjellë në hapësirat zyrtare të policisë dhe kundër tij do të ketë hetim penal", njoftoi policia kroate. 

Gjatë të shtënave është vrarë një grua 45-vjeçare, përderisa katër persona janë plagosur. Ndihmë mjekësore u është ofruar në Spitalin e Përgjithshëm në Sisak, ku është konstatuar se janë të plagosur rëndë. Ndihmë mjekësore u ishte ofruar dy personave, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, të cilët ishin të plagosur më lehtë derisa iknin. 

Në këtë ngjarje plotësisht janë djegur dy shtëpi familjare dhe një automobil, ndërsa pjesërisht janë djegur një shtëpi dhe një automobil, njoftoi policia. 

Sipas mediave kroate bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 60-vjeç i cili kishte probleme psikike. Dhunuesi kishte ardhur në shtëpinë e fqinjit, kishte qëlluar ndaj tyre dhe kishte djegur dy shtëpi të fqinjit. 

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të rafinerisë në Sisak. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare pse sulmuesi ka shtënë ndaj njerëzve. fc/

Fotografia: Indeks hr.

QËNDRONI TË LIDHUR