Arrestohet shoferi nga Kriva Pallanka, ka vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara
- Në rrugën për në fshatin Ginovce, komuna e Rankovcës, dje në ora 11.30 nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë kanë arrestuar T.M. (47) nga Kriva Pallanka, i cili drejtonte veturën e tipit BMW me targa të Kriva Pallankës me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, përkatësisht 142 km në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 70 km në orë.
- Post By Melahat Baftija
- 14:55, 20 prill, 2025

SHkup, 20 prill 2025 (MIA) - Në rrugën për në fshatin Ginovce, komuna e Rankovcës, dje në ora 11.30 nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë kanë arrestuar T.M. (47) nga Kriva Pallanka, i cili drejtonte veturën e tipit BMW me targa të Kriva Pallankës me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, përkatësisht 142 km në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 70 km në orë.
Nga MPB njoftojnë se personi T.M. u larfua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”. mb
Foto: MIA