• e martë, 09 korrik 2024

Arrestohet plaçkitësi nga rrethina e Shkupit, zbardhet vepra penale

Arrestohet plaçkitësi nga rrethina e Shkupit, zbardhet vepra penale

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Më datën 04.05.2023 në ota 04:30 minuta, nëpunës policorë të Njësisë për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Gazi Babë e kanë privuar nga liria një të mitur nga f. Mralinë, komuna Ilinden.

Ai dyshohet se më datën 30.04.2023 ka kryer veprën penale “plaçkitje” në bastore sportive në Petrovec ku nga e punësuara ka marrë të holla.

"Në bisedë zyrtare në stacion policor, në prezencë të prindit, ai e ka pranuar veprën, kurse janë gjetur edhe të hollat dhe një pjesë e sendeve të cilat kanë të bëjnë me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR