Arrestohet një vozitës nga rajoni i Resnjës me 1,89 promil alkool në gjak
- Në rrugën Resnjë-Manastir, nëpunësit policorë nga NJPB Resnjë dje në orën 00:23 kanë privuar nga liria R.N. (47) nga fshati Zllatari, rrethi i Resnjës me 1,89 promil alkool në gjak.
- Post By Fami Bajrami
- 12:15, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Në rrugën Resnjë-Manastir, nëpunësit policorë nga NJPB Resnjë dje në orën 00:23 kanë privuar nga liria R.N. (47) nga fshati Zllatari, rrethi i Resnjës me 1,89 promil alkool në gjak.
Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, nëpunësit policor ndaluan një automjet pasagjerësh "Seat" me targa të Resnjës, të drejtuar nga R.N., dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht iu matën 1.89 promilë alkool në gjak. R.N. është mënjanuar nga trafiku dhe është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit penal. rq/
Foto: arkivi i MIA-s