• e shtunë, 05 tetor 2024

Arrestohet një shkupjan, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë ilegale

Arrestohet një shkupjan, tentoi të sjellë në vend monedha të vjetra të blera në mënyrë ilegale

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunës policorë kanë privuar nga liria personin XH.S.(42) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “importim i mallrave të përfituara ilegalisht në mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritet natyror” sipas nenit 266-b të Kodit Penal.

Siç bënë të ditur nga MPB, gjatë kontrollit plotësues nga ana e nëpunësve policorë te J.S., i cili në vendkalimin kufitar ka mbërritur me veturë "Volvo" me targa të Shkupit, në pronësi të tij dhe i drejtuar nga  E.E.(39) nga Shkupi, janë gjetur monedha të vjetra me madhësi të ndryshme.

"Sendet e gjetura janë sekuestruar dhe së bashku me të arrestuarin i janë dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse", qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR