• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një kontrabandist për aksidentin e djeshëm me varkën me migrantët pranë ishullit grek, Samos

Arrestohet një kontrabandist për aksidentin e djeshëm me varkën me migrantët pranë ishullit grek, Samos

Athinë, 24 shtator 2024 (MIA) - Për aksidentin me varkën me migrantë, që ndodhi dje në pjesën detare në veriperëndimim të ishullit grek Samos, në të cilin humbën jetën katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, e u shpëtuan 30 të tjerë, u arrestua një shtetas i huaj 21 vjeçar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Shërbimi bregdetar i Greqisë kumtuan se për varkën e përmbytur janë informuar mëngjesin e djeshëm nga një qytetar, i cili ka vërejtur persona në det, pas çka ka nisur aksioni i shpëtimit, i cili vazhdoi edhe sot me një anije patrulluese, varka që ndodhen aty në afërsi dhe një automjet patrullimi në tokë.

Gjatë ditës së djeshme janë nxjerrë trupat e pajetë të tre grave dhe një fëmije, nga deti janë shpëtuar pesë persona, përderisa në tokë janë gjetur edhe 21 persona tjerë nga varka konkrete, e mes tyre edhe një grua shtatzënë, e cila është transportuar në spital.

Të mbijetuarit, autoriteteve u thanë se 21 vjeçari me shtetësi të huaj, për të cilin thanë se drejtonte varkën drejt Greqisë, është nisur nga bregu turk, pas çka edhe u arrestua. rq/bsh/

Foto/Video: Shërbimi bregdetar i Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR