Arrestohet një kontrabandist i migrantëve
- Mbrëmë nga liria është privuar personi J.Z.(27) nga Sllupçani, Komuna e Likovës pasi me veturë të llojit “Opel” ka transportuar 11 migrantë nga India, Pakistani dhe Afganistani.
- Post By Fitore Curri
- 13:42, 12 mars, 2023
Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Mbrëmë nga liria është privuar personi J.Z.(27) nga Sllupçani, Komuna e Likovës pasi me veturë të llojit “Opel” ka transportuar 11 migrantë nga India, Pakistani dhe Afganistani.
Siç bëri të ditur MPB, mbrëmë rreth orës 00:25 në magjistralen A1 Negotinë-Veles nuk është ndalur në sinjalizimin e nëpunësve policorë nga Stacioni Policor Mihajllovë, me çka ka humbur kontrollin e veturës në afërsi të Velesit, i cili është përmbysur.
"Personi J.Z. dhe tre persona migrantë me lëndime trupore janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles për ndihmë mjekësore dhe më pas J.Z. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Veles për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa migrantët janë strehuar në Qendrën e Përkohshme Transitore Vinojug", bëjnë të ditur nga MPB.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s