• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një i punësuar në MPJ-në kroate i cili kishte fshehur nëntë emigrantë në një shtëpi në Zagreb

Arrestohet një i punësuar në MPJ-në kroate i cili kishte fshehur nëntë emigrantë në një shtëpi në Zagreb

Zagreb, 2 janar 2024 (MIA) - Një nëpunës në Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme sot është arrestuar pasi me dy indianë kanë fshehur nëntë emigrantë në një shtëpi familjare në rajonin Medveshçak në Zagreb, informon RTL.

Katër emigrantë nga Bangladeshi dhe pesë nga Pakistani kanë bërë përpjekje që t'i ikin policisë, por shpejtë ishin arrestuar, ndërsa të gjithë pastaj kishin kërkuar azil. Një shtetas i Indisë është në arrati.

"Shtetasi kroat i ka dhënë me qira shtëpinë e tij të dyshuarit të dytë. Ai e mobiloi shtëpinë me dyshekë dhe u solli ushqim njerëzve që ishin aty. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes tre burrave për qëllime të interesit personal. Ato kanë mundësuar hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj në territorin e Kroacisë", deklaroi Maria Goati, zëdhënëse e administratës policore në Zagreb. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR