• e hënë, 08 korrik 2024

Arrestohet një i arratisur nga burgu i dënuar me thuajse 11 vite burg

Arrestohet një i arratisur nga burgu i dënuar me thuajse 11 vite burg

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Një tridhjetë e tetë vjeçar nga Kumanova i arratisur nga burgu, mbrëmë në orën 21:30 është arrestuar nga nëpunës policor të SPB Kumanovë.

"S.S.(38) nga Kumanova është i dënuar me 10 vjet e 10 muaj burg për vepra të kryera penale 'vjedhje e rëndë' sipas nenit 236, 'grabitje' sipas nenit 237 dhe 'rrezikim të sigurisë në komunikacion' sipas nenit 297 të Kodit penal, ndërsa kërkohej me fletarrest për vuajtje të dënimit prej gjashtë vjet e pesë muaj", thonë nga MPB.

Personi, siç thuhet në kumtesë, do të dërgohet në Institucionin ndëshkues përmirësues, burgu i Shtipit për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR