Arrestohet një 20-vjeçar nga Strumica, transportoi shtatë emigrantë nga Siria
- Post By Fami Bajrami
- 18:33, 19 shtator, 2022

Shkup, 19 shtator 2022 (MIA) – Nëpunës policor nga SPB Kumanovë sot rreth orës 16:15 e kanë privuar nga liria personin S.Sh.(20) nga Strumica.
Siç informon MPB-ja, S.Sh. është privuar nga liria në lagjen Konjare e Poshtme të Kumanovës Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Ford fokus” me targa bullgare të cilin ai e drejtonte janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria.
Pas dokumentimit të rastit kundër shoferit do të ngritët parashtresë adekuate, ndërsa emigrantët do të transferohen në qendrën transitore për pranim.