• e diel, 22 dhjetor 2024

Arrestohet mjeku gjerman që vrau tetë pacientë

Arrestohet mjeku gjerman që vrau tetë pacientë

 Berlin, 28 nëntor 2024 (MIA) - Mjeku i cili u arrestua në gusht në Berlin, tani dyshohet se ka vrarë tetë pacientë dhe në disa raste ka tentuar t'i fshehë dëshmitë duke vënë zjarr, bënë të ditur sot hetuesit gjermanë.

 Mjeku i paidentifikuar, i cili ishte pjesë e ekipit të kujdesit paliativ, në momentin e arrestimit ka qenë i dyshuar se vrau katër pacientë të moshuar në qershor dhe korrik, ndërsa më pas tentoi pak a shumë sukses t'u vinte flakën banesave.

 Policia dhe prokuroria sot thanë se u shfaqën raste të tjera pasi ata shqyrtonin të dhënat e pacientëve dhe kryen ekzaminimet mjeko-ligjore për viktimat, dy prej të cilave u zhvarrosën.

Në rastin e parë ai dyshohet se në janar 70-vjeçarit  i ka dhënë  një përzierje vdekjeprurëse të barnavenë. Në një rast të ngjashëm në fillim të muajit prill, viktima ishte një grua 61-vjeçare. Disa javë më vonë, ai vrau një burrë 83-vjeçar në dhomën e tij të bujtinës në Berlin me një përzierje të barnave. Në rastin e katërt, në muajin qershor ka vrarë në banesën e saj një 70-vjeçare, ndërsa më pas i ka vënë flakën. Zjarrfikësit arritën të parandalojnë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të ndërtesës. 

 Mjeku 40-vjeçar fillimisht u arrestua me dyshimin për vrasje, zjarrvënie dhe tentativë zjarrvënie. Prokurorët thanë se tani po i trajtojnë rastet si vrasje sepse duket se i dyshuari nuk ka pasur asnjë motiv tjetër përveç që t'i vrasë pacientët.

 Emri i të dyshuarit nuk është bërë i ditur, në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. Prokurorët thonë se ai po mbrohet me heshtje.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR